Friday, October 5, 2012




Bashkshortet Veniamin Antoni&Flora Nishku



Veniamin Antoni ose VENGU


Veniamin Antoni ne Bullgari.



Dhimitri - Petraqi - Jovani - Tre djemte e Flores.



Nora ,  Petraqi, Jovani dhe Dhimiter Antoni.

 
GJERGJ DHE GENC ANTONI 




Nikolla Nishku - jetshkrimi

Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit.

Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:

Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.

Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.

Nxënës i Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar.

Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera.

Mori pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj.

Pak më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe.

Ka qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.
Patrioti Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.

Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.

Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.

Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë motivacion:








“ Si aktivist i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare ka dhënë ndihmesë me pjesmarrjen e tij në luftën për liri dhe pavarsi, për tërësinë e tokave shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të lirë”

No comments:

Post a Comment