Flatrova për gjysmëshekulli
dhe kurrë nuk kam parë
pëllumba të vdekur
vetëm të ndalur
mbi supet e tim eti
Ngjallet Ai
dhe mi fsheh
apo pëllumbat
nuk vdesin (V. Antoni)
Me strehen e beretes gri mbi syte e qeshur, pardesyne e vjeter,
canten ne krah dhe miresine e shkruar ne fytyre, arkivisti e dijetari
Dhimiter Antoni kthehej me hapin e ngadalte nga puna e sterzgjatur me
dokumentet e kultures se gjere e te thellesishme ne arkivin qendror te
shtetit shqiptar.
Nga bisedat me personalitetin pa tituj, tim gjysh Dhimitrin, ai më
rrëfente nën zë si një tregimtar magjepsës apo nje guru i tempujve
indiane, në dhomën e pritjes ku kaloi dhe agoninë e frymës së fundme
prej mbingopjes se mushkerive nga dozat e helmeve per minjte e insektet
ne galerite arkivore, se ishte në dijeni të faktit që At Shtjefën
Gjeçovi pat lënë një dokument konfidencial të shkruar ku shprehej se
ishte organizues i luftës së Vlorës deri në fitoren e saj megjithë
petkun e klerikut katolik dhe se për këtë akt prej nacionalisti,
italianët në bahkpunim me autoritetet fetare po të ishin në dijeni.mund
dhe ta çonin në litar. Një tjetër pjesëz e historisë së pashkruar të
kombit ish dhe leterkembimi i Pandeli Vangjelit ne Korçe, ish
kryeministri në fillesat e shtetit modern ku ai shpalon veprimtarinë e
tij si drejtues i kolonisë së shqiptarve të Bukureshtit në Rumani.
Trashgimtar dhe emetues i vlerave shumplanshe të familjes së shquar
tiranase të atdhetarit Nikolla Nishku që ngriti flamurin e pavarsisë së
bashku me nacionalistët e tjerë 26 Nëntorin e 1912-ës; Dhimiter Antoni
mishëron një prej gurve themeltarë të Shtëpisë së Kujtesës, arkivit
qendror të shtetit shqiptar me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.
Zotërues i 4 gjuhëve të huaja si frëngjishtja, italishtja,
rumanishtja dhe osmanishtja të cilën e mësoi përkrah miqve të tij
osmanistëve par exelance si Haki Sharofi, Vehxhi Buharaja e Jonuz
Tafilaj përgjatë një jete devocioni e prurjesh titanike në fondin
arkivit qendror të shtetit shqiptar. I diplomuar në tre fakultete që
prej filozofisë, Histori-Filologjisë dhe degës dy vjeçare të
Arkivistikës Dhimitri i tejkaloi dijet e tija prej pasionit për qëmtimin
e botimeve të periudhës së mbretërisë shqiptare si dhe leximeve të
kryeveprave e studimeve poliedrike nga autorë të huaj veçmas në
italisht. Në fondin e pasuruar prej tij të arkivave njihet sistemimi
dokumentar i periudhës së pushtimit fashist ose luogo tenenca, 11 vjet
mbretërimi të Ahmet Zogut, fondi i Rilindjes Kombëtare dhe më
thelbësorja mbrojtja, pasurimimi dhe sistemimi i bibliotekës së klerit
katolik shqiptar. Vetë familjet e besimtarve të këtij religjoni dhe
fretërit që i mbijetuan pushkatimit e torturës shpreheshin se pranonin
vetëm Dhimitrin për t'ia besuar koleksionin që bartnin si arkivist dhe
askujt tjetër pasi qenë zhgënjyer shumë herë nga humbja, përvetsimi dhe
shpërdorimi i librave nga disa arkivistë të tjerë që me ndërrimin e
sistemit komunist botuan veprat personale pa treguar burimin dhe
referencat letrare. Këtë e vërteton dhe drejtoresha e Arkivit qendror të
Shtetit zonja Nevila Nika e cila në fillimet e profesionit të saj e
pati si një udhëheqës shpirtëror apo si një mësonjës model në lamijtë e
arkivistikës. I papërshkrueshëm qe ngazëllimi imzot Frano Ilias kur
gjeti deri dhe fotografitë e nënës së tij në arkiva pas daljes nga burgu
në vitet 90-të. Para se të ndërronte jetë ai mori vesh se ruheshin ende
në arkiva veprat e bibliotekës së françeskanëve u përkul t'i puthte
dorën por mori përgjigjen se një prej personaliteteve që e meritojnë një
mirnjohje është dhe arkivisti Dhimitër Antoni. Mirnjohja si kryemotiv
nuk vonoi në drejtim të tij, nëpërmjet një faksimiljeje ku në emër të
klerit katolik i dedikoheshin falenderime të përzemërta për aktin
qytetar të mbrojtjes së kujtesës kombtare. Dhimitri si një mjeshtër i
lindur i komunikimit rrezatonte aftësitë për të zbuluar vlera duke i
bërë për vete njerzit me dashamirsinë dhe oratorinë e tij ku
përmblidheshin dije përtej akademike. Si intelektual ai mbante kontakte
me personalitete si Hysni Myzyri, Ahmet Kondo e Kristaq Prifti.
Enciklopedist mes kolegëve idealist Dhimtri bashkëpunonte në mënyrë
progresive në pasurimin e arkivave me kolegen e nderuar zonjën Mediha
Shuteriqi dhe profesionisten e cila gjallon dhe sot ne shtepine e
kujteses, zonjen Eleni Duka.
Prof. Nevila Nika kujton plot emocion se kur nisi karrierën në
arkivin e shtetit ishte më e vogla në moshë krahas Prof. Ferit Dukës,
dhe natyrisht ishin dy më të bindurit karshi baballarëve të arkivit. Nga
hija e rëndë e institucionit i cili ruhej me ushtarë, qen kufiri dhe
derë gjigande hekuri me mure me kangjella, punonjës të moshuar e të
heshtur patëm një befasi të këndshme. Mardhëniet dhe trajtesa shoqërore
ishte zemërgjerë e lehtësuese sidomos nga mësonjësi dhe kolegu i saj
Dhimitër Antoni. Ai hynte tek ata personalitete që e mbanin gjallë dhe
dhuronin jetë institucionit. Bënte pjesë tek ata njerëz që nuk plakeshin
kurrë sepse koha dukej se vepronte ngadalë përballë energjive të tyre
të pashterrura. Në moshë ishte babai im sqaron ajo, por dinte të fliste
edhe me bashkmoshatarët dhe më të rinjtë, ndryshe komunikonte me respekt
me vajzat e me gratë. Gjente ngaherë nga një temë argëtuese për t'ua
shkarkuar stresin e lartë që ka kjo lloj pune.
Puna nuk ndalej as të shtunën e as të dielën dhe Dhimitri nuk
mungonte në angazhimin maksimal pavarësisht kërkesave që kishte familja.
Vendosej në krye të çdo iniciative. Ai dhe disa kolegë të tij të
rrallë, arriti të tejkalonte frymën e kohës, ideologjizimin e
tejskajshëm të çdo qelize të jetës sepse primare konsideroi arkivin një
pjesë të rëndësishme të jetës dhe shtëpinë e dytë. Kështu ai u përball
me të njëjtat sakrifica që kërkon rritja e një fëmije. Sakrifikoi pa e
ditur që po bënte një shërbim të jashtzakonshëm kombit dhe shtetit.
Brenda vizionit të tij largpamës doli në pah "të diturit me dashtë
atdheun". Dhe kjo nuk i kushtoi pak familjes Antoni. Ati humbi birin e
tij të parlindur Gjergjin, liderin kulturor të djemve të rrugës së
Dibrës në fillimvitet 70-të, të cilin si hakmarrje e tërthortë dhe
paralajmërim krimi komunist e torturoi deri në çmëndje në moshën 19
vjeçare gjatë shërbimit të ferrit ushtarak.
Megjithse trumpetat e komunizmit klithnin internacionalizmi proletar
ai hynte te shqiptarët e mirë dhe si i tillë e gjykoi në heshtje se
pasuria kombtare i shërben të tashmes dhe të ardhmes të vendit.
Përkushtimi gërshetuar me kurajon civile paksa të çmendur për kohën,
kërkonte me domosdoshmëri një lloj justifikimi ose një vegje ku ta vije
gishtin në filxhan për të justifikuar grumbullimin, marrjen në arkiv,
mbrojtjen dhe konservimin e kësaj pasurie që rrezikonte të zhdukej e
shfarosej duke na krijuar një boshllëk të pariparueshëm në memorien e
kombit një amnezi të trurit shqiptar.
Zonja Nevila pohon se momenti delikat i luftes kundra objekteve të
kultit qe pika kulmore e veprimtarisë së Dhimitër Antonit, por jo vetëm
ndaj mbrojtjes së pasurisë së klerikëve akademikë. Duhet të mos harrohen
familjet e ngritura të personaliteteve të letrave shqipe trajtuar keq
politikisht nga regjimi si të burgosurit, të internuarit e të dëbuarit
në ekzil. Ata që vinin nga familjet e shquara të historisë së vendit dhe
që ndodheshin në mjerim të plotë. Fati i dokumentave të trashëguara nga
familjarët riskohej vërtet me djegie ose përvetsim nga diktati. I
ndjeri Dhimitër Antoni, Dhimitër Kotini, Ndrek Nallbani, Ndre Shllaku e
një plejadë- bërthamë e fortë kulturalisht, menduan të vrujojë ruajtja e
dokumentave me dëshirën e mirë për të krijuar, konsoliduar e shpënë
përpara barkën e arkivit të kujtesës historike. Dhimitri me syrin e
mëndjes ishte kryestrumbullari i këtij misioni të dijes. Nuk qëndronte
kurrë në një vend. Mendonte se diku në një familje rrezikoheshin vlera
kombtare dhe ishte i pari si zbulues që nxitonte për të siguruar
prurjen. Njeri i shumë pasioneve me shpirt artisti, luante në violinë e
pikturonte, skiconte portrete me një intuitë marramendëse. Ndër cilësitë
e veçanta të karakterit të tij burrëror ishte dhe humori, e qeshura e
përhershme në fytyrën atërore, pa harruar sensin e theksuar të
drejtësisë sociale; saqë në një mbledhje të stafit në mënyrë
demonstrative gjysëm shakaje, nxori nga salla megjithë karrige një
kolegen tonë që fliste tej mase pa kontrolluar se cilin fyente me
fjalorin e saj dhe kotësirat që thoshte. Njihej si publicist aktiv në
gazetat e kohës sidomos pamfletet satirike ndërsa ruaj me nostalgji diku
në një dhomëz antike të arkivit, poezitë dhe dorshkrimet e tij në
këndin ku meditonte krahas punës. Falë tij ne kemi dhe firma të mëdha të
familjeve të njohura shqiptare në drejtim të ekonomisë si firma e
esnafeve famoz te oxhakut shkodran Suma. Sidomos lexonte me ëndje
letërkëmbimet e ketyre esnafëve , të cilët kishin bërë historinë e
qytetit dhe të Shqipërisë e rajonit. Gjinden në shënimet e tij të
lexuara kalimthi përshkrime të sakta mbi anijet me famë të përbotshmë
ulqinake dhe lundrimet e tyre. Ka bërë një skicim të Mesdheut në vija
tregtare që ndiqnin disa shqiptarë të lartë, sepse arkivi ka një cilësi
të pakrahasueshme me shumicën e institucioneve.
Pra në arkiv "ke kohë të turpërohesh edhe pas vdekjes", sepse ke lënë
gjurmë. Ne e ndjejmë se sa herë shfletojmë ndonjë dokument shprehet
zonja Nevila, psherëtijmë me gaz" Eh, e ka lënë Dhimitri". Natyrisht unë
njoh dhe shkrimin e tij. Asgjë nuk fillon nga zeroja, është dikush i
cili ka qënë iniciati. Është një kurajo qytetare e pabesueshme për kohën
që personalitete pa spaletat e kohës ti bindin autoritetet sypërflakura
të padijes dhe diktaturës duhej të ndalej përballë veprave monumentale
të qytetërimit shqiptar. Fare mirë mund të bëhej dhe argumentimi se ky
dokumentacion i përket armikut të klasës dhe duhet shkatërruar, pse
duhet ruajtur? Me këtë logjikë mund të ishte shkuar dhe me letrat e
Mitat Frashërit të Lef Nosit, dhe personaliteteve të kulmuara. Arkivi i
shndërrua në një lloj oazi falë këytre punonjësve që në një farë mënyrë
ishin drejtuesit de fakto të këtij institucioni dhe personifikonin
mëndjen e zemrën e kolonave të arkivit të shtetit. Nuk kish se si që
personalitete të brumosur në gjimnazin shteteror me formim artistik e
perëndimor si Dhimitër Antoni të pranonin rolin e nëpunsit apandisit
brenda zyrave duke vegjetuar. Nuk ia lejonte formimi tij intelektual dhe
tradita e etërve të zinte merimanga në një qoshe duke bërë vetëm
detyrën e syzave të kalit.
Vërtetsisht ai diti ta dojë dhe tua rrënjosë këtë sëmundje të bukur
të koleksionimit dhe ruajtjes së dokumentave të vjetër. Ai u prek me
periudhën para 44-ës sepse pikërisht atje rreziku i humbjes së vlerave
të paçmueshme ishte më i rëndësishëm. Pavarsisht se nuk la asnjë vepër
të shkruar të trajtesave në sferat historike ose albanologjike,ai hartoi
vete shume prej tyre duke u permendur ne botimet e grup autorve
arkiviste, por shpesh harrohej emri i tij kur puna ishte me kolosale ne
veprat studimore.
Dhimitër Antoni ne te kundert nga ç 'vepruan shumë kolegë të tij
brenda kornizave ideologjike të sistemit totalitar, parapëlqeu të
heshtet duke mos pranuar maskën e hipokrizisë në ballafaqimin e
dhimbshëm të vërtetat e prekshme e të ndaluara të historisë së
shqiptarve,duke bërë një shërbim shumë më sipëror sesa një botim i
mangët i politizuar për bashkohësinë.
Sikur ta kishte përballë në këto momente guidën e saj në profesionin
fisnik shprehet drejtoresha e arkivit qendror të shtetit do ta
përqafonte duke i thënë një "Faleminderit" me zë të lartë, për atë frymë
mirësie që na gërryen për fortësimin e kolonave të ngrehinës së
kujtesës së kombit.Mirnjohje mjeshtrit poliedrik e vizionar që në atë
terr të regjimit që mumoste shpirtrat na la pas një vegim te drite te
kulluar, në jetësimin e vlerave të së kaluarës, pa të cilat asnje komb e
qytetrim nuk mundet të ketë vijimesi.