Saturday, May 5, 2018

DOKUMENTAT QE VERTETOJNE PJESMARRJEN E NIKOLLE NISHKUT NE SHPALLJEN E PAVARESISE NE TIRANE.





"FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA "  PASHKO VASA

Nikolle Nishku ne 26 Nentor 2016 nuk u perfshi ne nderimet e Bashkise se Tiranes mes emrave te disa familjeve te nderuara tiranase ,  si nje nga perfaqesuesit e popullit shqiptar ne Shpalljen e Pavaresise dhe aktin e ngritjes se flamurit ne te njejten date ne vitin 1912 krahas 11 - 15  patrioteve te tjere si nje nder organizuesit  dhe drejtuesit e ngjarjes.












Per sqarim nepermjet ndihmes ndihmes se Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shqiperise po rivertetojme me fakte permes dokumentave shteterore , rolin e tij si atdhetar i flakte , i rendesishem dhe i kompletuar mes elites se patrioteve , i vleresuar si ne Bashkesine e Krishtere dhe  ne mbare bashkesine e banoreve te qytetit te Tiranes.

TELEGRAMI I SHPALLJES SE PAVARESISE KOMBTARE DREJTUAR GJITHE SHQIPERISE














" ... GEGE E TOSKE , JANE NJI KOMB ME U DA S ' DURON , QOFTE MALLKUE KUSH QET NGATRRIME NDER KTA VLLAZEN SHOQ ME SHOQ"  AT GJERGJ FISHTA



Nikolle Nishku siƧ rezulton nga faktet dhe burimet autentike, e ka te merituar dhe jo te blere , as te krijuar apo te shpikur pjesemarrjen si protagonist ne aktin  e shpalljes se Pavaresise ne qytetin e Tiranes ose Diten e Flamurit ne kryeqytet , 26 Nentor 1912.  Kete e vulos nje here e pergjithmone ,  deshmia me firme e Esat Dishnices mbi dy burime te rendesishme  deshmitaresh te kohes si atdhetaret Abdi Toptani dhe Jusuf Elezi.




 Per kedo qe hedh dyshime antishqiptare e interesash materialiste  "Vogjelie per Madheshti " ( si thote Rexhep Qosja ) ,  mbi pranine  ne kete ngjarje te shenjte per bashkombasit  apo shqiptarsine e Nikolle Nishkut  , faktet dhe konkluzionet e akademikeve pa tituj e spaleta ndricojne si drita e diellit.

"VLLEHET JANE SHQIPTARE SI ARBERESHET E ITALISE "  RAMADAN SOKOLI